Kusari: FMN vlerësoi se prekja e TRUST-it rrënon stabilitetin financiar
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Kusari: FMN vlerësoi se prekja e TRUST-it rrënon stabilitetin financiar

A,BELA/ RTKlive

Shefja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari, ka reaguar pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), ka shprehur kundërshtimin e fortë për tërheqjet shtesë nga fondi i kursimeve private pensionale (TKPK) meqë këto do të përbënin goditje të rëndë në qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve dhe do të reduktonin ndjeshëm vlerën reale të pensioneve të ardhshme.

Kusari-Lila tha se reagimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar lidhur me propozimin e PDK-së, mbështetur nga LDK, AAK dhe Lista Serbe për tërheqjen e 30% të Trustit si dhe procesin gjyqësor për anulimit të tarifave të energjisë, sipas këtij institucioni të rëndësishëm financiar, tregon seriozitetin e situatës, përfshirë rrezikimin e sistemit financiar dhe rregullativ në Kosovë, si dhe është dëshmi sa popullist dhe destruktiv është propozimi i partive të opozitës.

“Udhëheqësit opozitarë bashkë me ekonomistët që i mbështesin ata, akuzojnë pozitën për vendime populiste, përderisa vetë nuk bën asgjë më shumë se të rreshtohen pas ideve/propozimeve populiste dhe destruktive për ekonominë e vendit deri në shkatërrim financiar të shtetit. Stimulohet rrënimi i stabilitetit financiar, nxitja e trazirave sociale dhe rrezikimi i funksionimit të Agjencive Rregullative vetëm pse ata e humbën pushtetin”, ka shkruar Kusari-Lila në “Facebook”.

Sipas saj nuk rrënohet shteti pse ke humbur pushtetin. “Kjo logjikë tregon shumë qartë paaftësinë për të menduar propozime që ndihmojnë qytetarin dhe nuk rrënojnë shtetin. Kjo nuk është ekonomi, është mendësi sot për nesër”, tha ajo.

TEMAT:


MË SHUME NGA Lajme