‘Dardanët’ mbajnë stërvitjen e parë para sfidave të qershorit
Sport

‘Dardanët’ mbajnë stërvitjen e parë para sfidave të qershorit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot ka mbajtur stërvitjen e parë për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

‘Dardanët’ në muajin qershor, do të zhvillojnë katër ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova nën drejtimin e përzgjedhësit Alain Giress, sot në orën 10:30, ka zhvilluar stërvitjen e parë në Hajvali, derisa stërvitja e dytë do të mbahet sot pasdite në orën 17:30, në të njëjtin vend.

Stërvitja e parë, ka shkuar mirë dhe në një atmosferë premtuese për duelet e muajit qershor.

Kosova ndeshjen e parë e luan në udhëtim tek Qipro me 2 qershor. Kombëtarja jonë me 5 qershor në ‘Fadil Vokrri’ i bën ‘konak’ Greqisë. Pesë ditë më vonë sërish në Prishtinë, Kosova përballet me Irlandën, kurse, ndeshjen e fundit të muajit qershor, Kosova e luan në udhëtim tek Greqia. 


APR
Romay Lift