`Porta` e RTK, çdo të diel me tema të veçanta- VIDEO
BKT
Foto: Emisioni ‘Porta’
Kulturë

`Porta` e RTK, çdo të diel me tema të veçanta- VIDEO

RTKlive

Radiotelevizioni i Kosovës këtë të diel nisi emisionin më të ri, “Porta”,  kushtur familjes, me karakter edukativ dhe informativ.

Emisioni “Porta”, përveç debatit me të ftuar në studio, do të ketë edhe kronika të realizuara nga terreni.

Emisioni i sontëm  iu kushtua lindjeve të parakohshme. Në studio të ftuar ishin Xhevdet Gojnovci,  neonatolog;  Arbëresha Zogjani, nënë e një fëmije të lindur para kohe dhe Fatlinda Nitaj Rexhaj, psikologe, me të cilët u diskutua rreth sfidave që kalojnë nënat, por edhe foshnjat gjatë kohës së qëndrimit në inkubator, shkaqeve që çojnë te lindjet e parakohshme, si dhe rolit të psikologëve gjatë gjithë këtij rrugëtimi aspak të lehtë për nënat, bebet, por dhe për stafin mjekësor.

Gjithashtu, në kuadër të emisionit të sontëm “Porta” u transmetua një reportazh i realizuar brenda repartit të Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Porta” transmetohet çdo të diel, në oren 18:20 dhe drejtohet nga gazetarja Aida Gashi me redaktore Ardita Tafallarin.


MË SHUME NGA Kulturë