Barcelona rivalizon PSG-n dhe Unitedin për Kante-n
BKT
Sport

Barcelona rivalizon PSG-n dhe Unitedin për Kante-n

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Barcelona është e gatshëm të rivalizojë PSG dhe Manchester Unitedin për yllin e Chelseat, N`Golo Kante.

Mediet britanike të hënën shkruajnë  se katalonasit janë skuadra e radhës që janë futur në garë për Kante.

Fituesi i Kupës së Botës, duke së gjatë kësaj verë, do të ikën nga ‘Stamford Bridge’ për të nisur një aventure të re në futbollin evropian.

“Gjigantët e La Ligas janë gati të rivalizojnë Manchester United dhe Paris Saint-Germain për yllin e Chelseat”, shkruajnë mediet në ishull.

 Krerët e Barcelonës thuhet se tashmë janë duke përgatitur një ofertë joshëse për Kante të cilin trajneri Xavi Hernandez e do në skuadër për sezonin e ardhshëm.