Edhe Gavi në ‘radarin’ e Liverpoolit
BKT
Sport

Edhe Gavi në ‘radarin’ e Liverpoolit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Osuman Dembele nuk është dëshira e vetme e Liverpoolit.

‘The Reds’ sipas medieve britanike, janë të interesuar edhe për super-talentin e katalonasve, Gavin.

Gavi ka bërë një sezon të madh me Barcelonën, pavarësisht se ‘Blaugranat’ e mbyllen sezonin pa trofe.

Menaxheri i klubit nga ‘Anfield’, Jurgen Klopp thuhet se synon që Gavin ta sjellë në Liverpool, edhe pse pak është e besueshme se trajneri Xavi do të heq dorë nga njëri ndër lojtarët kryesor në skuadrën e tij.

Megjithatë, krerët e skuadrës angleze, do të provojnë që ta bindin spanjollin që të transferohet në ishull.