Mbi 12 milionë euro dëm i shkaktoi zjarri kompanisë ‘Pofix’ në Tetovë
RTK / Besnik Iseni
Mbi 12 milionë euro dëm i janë shkaktuar kompanisë ‘Pofix’ nga zjarri që shpërtheu ditë më parë në fabrikën e sajë ,në Tetovë,bëri të ditur sot pronari Ertan Memedaliu.
Ai falënderoi qytetarët dhe autoritet që ofruan ndihmë për shuarjen e zjarrit.
Përkundër dëmit që ka pësuar kompania e tij ,Memedaliu tha se asnjë punëtor nuk do ta humb vendin e punës.
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza i Maqedonisë së Veriut ,Stojançe Angellov,ka deklaruar sot për mediat në Shkup se,nëse zjarri do t'i kaplonte dhe furrat me gaz, gjysma e Tetovës sot nuk do të ishte.
“Nëse nuk do të lokalizohej, zjarri në fabrikën ‘Pofix’ do të zgjerohej te furrat e gazit me kapacitet prej disa tonëve dhe nëse do të kishte shpërthim, një pjesë e madhe e qytetit do të zhdukej”, ka deklaruar Angellov.
Sipas tij ,zjarri është lokalizuar në kohë dhe është parandaluar tragjedi më e madhe.
Angelov ka njoftuar se matjet që i ka marrë në lidhje me ndotjen e ajrit për grimcat PM10, tregojnë që ndotja e ajrit nuk është e lartë.























