Shtëpia e Hivzi Sulejmanit, objekt trashëgimie me vlerë
Rabije Kryeziu / RTK
I dha shumë letërsisë shqipe, dhe jo vetëm si shkrimtar, nga te paret qe e nxorën letërsinë e Kosovës nga provincializmi.
Tashmë në një kompleks objektesh janë biblioteka dhe shtëpia e shkrimtarit të ndjerë Hivzi Sulejmani, të cilën e la si trashëgimi për tu shfrytëzuar në të mirë të librit.
Kjo shtëpi e cila për një kohë të gjatë ka qenë në gjendje jo të mirë, tashmë është bërë gati të vihet në funksion të kulturës, ashtu edhe si i ka hije.
E gjithë kjo u mundësua nga ChwB në partneritet me fondacionin 17-të me financim të ambasadës Suedeze në Prishtinë.
Projekti Heritage Lab mblodhi 20 studentë nga fusha të ndryshme akademike, të cilët kanë pasion trashëgiminë kulturore të Kosovës, e të cilët përmes punës praktike mësojnë për metodat e dokumentimit, ruajtjes, ri-jetësimit dhe interpretimit të trashëgimisë kulturore.
Kjo shtëpi me vlera të larta artistike e kulturore shumë shpejt do të përdoret si rezidencë për krijuesit.
Përveç restaurimit dhe riciklimit të mobilarit në shtëpinë Hivzi Sulejmani, studentët kanë gjetur një thesar dokumentesh në dhomën e tij të punës.
Veçmas eksperiencës që kanë marrë studentët e angazhuar për 10 ditë me radhë, së bashku me ekspertët e fushës punuan me shumë kujdes e dashni që kjo shtëpi të mund të shfrytëzohet nga komuniteti.
Në shtëpi janë gjetur letër këmbime, revista, gazeta, dhe një fletore personale e Hivzi Sulejmanit.
Në mesin e këtij thesari të trashëgimisë se lënë pas nga Shkrimtari secili nga studentët e ka gjetur veten në këndin e tij të preferuar, prandaj këtë eksperiencë e cilësojnë si ndër më të bukurat
Për të gjithë Artistët e kuratorët me ide të veçanta shpejt do të hapet thirrja për të qenë pjesë e kësaj rezidence.
E për shpëtimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore është bërë faktor kyç edhe fondacioni trashëgimia pa kufij Chwb Kosova, I cili për vite të tëra ka bashkëvepruar dhe vazhdon të bashkëpunoj me institucione qendrore e lokale që të përmirësohet gjendja e objekteve të trashëgimisë
U tha shpesh herë e vazhdon të thuhet që trashëgimia përveç faktit se duhet ruajtur, duhet të ketë rol të veçantë qoftë për komunikim por pse jo edhe për zhvillim ekonomik.
Lokaliteteve të trashëgimisë në Kosovë ju duhet sa më shpejt që plani I menaxhimit të futet në funksion, sepse qasja do të lehtësojë përfshirjen e nismave të orientuara nga trashëgimia në kuadër të zhvillimit më të gjerë ekonomik me theks të veçantë në sektorin e turizmit
Potenciali për zhvillim nuk mungon, prandaj edhe vizioni ynë është që gjithsecili ta ketë të drejtën që ta gëzojë, të ketë qasje dhe të merr pjesë në trashëgiminë kulturore, u shpreh Sali Shoshi nga ChwB
Trashëgimia është gjithçka që kemi trashëguar nga e kaluara, prandaj ky resurs I pashfrytëzuar duhet të ruhet dhe zhvillohet edhe më tej.























