Tomori: Pak njerëz kanë besuar se Milani do ta fitojë titullin
BKT
Sport

Tomori: Pak njerëz kanë besuar se Milani do ta fitojë titullin

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Futbollisti i AC Milanit, Fikayo Tomori, në  një intervistë për ‘The Sun’, ka thënë se është i ngazëllyer që skuadra e tij fitojë titullin e kampionit në Serie A.

‘Rossonerët’ pas 11-të vitesh rikthyen titullin e kampionit në ‘San Siro’.

Tomori, i cili ka dhënë kontribut të çmueshëm në suksesin e milanistëve, thotë se të paktë kanë qenë ata njerëz që kanë besuar se ne mund ta fitojmë titullin.

“Shumë njerëz nuk besonin se ne mund të arrijmë titulli. Ju treguam njerëzve se e kishin gabim. Ne ishim një ekip i fortë”, tha ai.

Ai ka folur edhe festën Milanit pasi fitojë titullin e kampionit.

“Ishte çmenduri. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë më parë. Duke parë të gjithë fansat në rrugë dhe gjatë gjithë pasdites... thjesht nuk mund ta përshkruaj. Po argëtohem dhe jam shumë i lumtur”, theksoi Tomori.