Haradinaj edhe për një mandat katërvjeçar në krye të AAK-së (E plotësuar)
BKT
Foto: Fatos Cervadiku
Lajme

Haradinaj edhe për një mandat katërvjeçar në krye të AAK-së (E plotësuar)

Fatos Cervadiku / RTK

Ramush Haradinaj është rizgjedhur Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Me 528 vota pro sot në Kuvendin zgjedhor të AAK-së, Haradinaj  u rizgjodh kryetar edhe për një mandat katërvjeçar, derisa, dy vota ishin kundër, tri abstenim dhe pesë vota të pavlefshme.

Haradinaj: AAK do ta shpëtojë Kosovën (E plotësuar)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova sot udhëhiqet nga politikanë të pangopur në protagonizëm, populizëm dhe mosbesues, që  janë të frikësuar nga çdo gjë dhe në paranojë e izolim.

Haradinaj i bëri këto komente në kuvendin e përgjithshëm të AAK-së, ku pritet të zgjedhjet kryetari, këshilli i përgjithshëm dhe të ndërrohet statuti i partisë.

Ramush Haradinaj, është i vetmi kandidat i paraqitur për të parin e kësaj partie edhe për një mandat.

AAK fillon punimet në Kuvendin zgjedhor

Kanë nisur punimet e Kuvendit të nëntë zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ky Kuvend po mbahet pas përmbylljes së procesit të brendshëm zgjedhor nëpër nëndegë, degë, Aleancë të Gruas dhe Rinisë. Në këtë kuvend do të zgjidhet këshilli i përgjithshëm dhe kryetari i AAK-së.

Kuvendi po mbahet me një pjesëmarrje prej 600 delegatëve nga të gjitha nëndegët.

Fjalën në fillimet e punimeve e mori edhe kryetari i kësaj Partie, Ramush Haradinaj, i cili falënderoi të gjithë aktivistet dhe anëtarët që kontribuuan për këtë parti. Tutje ne fjalim ai tha se si qellim kanë rritjen ekonomike, normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, si dhe hyrjen në NATO,BE, e në OKB. Haradinaj në këtë kuvend tha se AAK do ta bëjë Kosovën shtëpi të sigurt për të gjithë qytetarët e saj.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Lajme