Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës më 16 qershor
BKT
Foto Arkiv/ RTKlive
Lajme

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës më 16 qershor

Naser Mekolli /RTKlive

(E plotësuar) Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka vendosur që seanca e radhës e kuvendit të mbahet të enjtën e javës së ardhshme, më 16 qershor. Këtë e kanë bërë të ditur shefat e grupeve parlamentare, pas mbledhjes së kryesisë së kuvendit.

Mimoza Kusari-Lila, shefe e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, pasi njoftoi për mbajtjen e mbledhjes së rregullt, tha se Kryesia e Kuvendit ka caktuar që seanca e re do të mbahet të enjten, e javës së ardhshme, më 16 qershor”.

Edhe shefi i deputeteve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, do të mbahet javën e ardhshme. Ai e ka cilësuar si lajmë të mirë caktimin e kësaj seance.

Sot u mbajtë mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite ishin pikat e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022.

Kryesia e Kuvendit diskuton mocionin për situatën e sigurisë në vend

Afet BELA/ RTKlive

Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite janë pikat e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022: Në rend dite është votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisjen lokale, raporton RTKlive.

Po ashtu në rend dite janë pikat e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022, si: shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, raporton RTKlive.

Edhe pikat e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022, do të jenë në rend dite si zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb. Po pikë e rendit e ditës është votimi i Mocionit nga debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

Kryesia do të diskutojë për përgatitjet për Seancë plenare të re të radhës më këto pika si: shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akcizën në produktet e duhanit, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës.

Po ashtu në rend dite është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Pyjet, miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, emërimi i kryetarit dhe katër anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit.


MË SHUME NGA Lajme