RTK sjell koncertin “Thirrje për Paqe” me 11 qershor në Prishtinë
Foto / RTK
Kulturë

RTK sjell koncertin “Thirrje për Paqe” me 11 qershor në Prishtinë

Shqipe Gashi/RTKlive

Më 11 qershor në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në orën 20:20, Radio Televizioni i Kosovës në bashkëpunim më Ministrinë e Kulturës dhe me Komunën e Prishtinës organizon gala - koncertin “Thirrje për Paqe”, në nderim të përvjetorit të 23-të lirisë tonë, dedikuar paqes në Ukrainë.

Në koncertin “Thirrje për Paqe”, do të performojnë live shumë artistë të njohur që me këngët e tyre shkruajtën historinë dhe mbajtën gjallë shpresën për liri, duke rikthyer në kujtesë vitet e 90-ta.

Të përcjellur nga orkestra e RTK-së do të performojnë live  Adelina Ismaili, Ilir Shaqiri, Sinan Vllasaliu, Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Mentor Haziri, Parakoha , Jericho, Teuta Kurti, Florent Abrashi, Hija e Jetës etj...

Të shtunën në orën 20 :20, RTK përkujton dhe bën thirrje për paqen në gala-koncertin e lirisë në Prishtinë.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa