10:37 / 07.06.2022
Sulmohet roja i pyllit, bëhet për spital
Jeton Musliu / RTKlive
Një roje pylli është sulmuar dhe është bërë për spital në fshatin Metergofc të Podujevës.
Policia njofton se ky rast është klasifikuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.
Roja i pyllit ka njoftuar policinë se derisa ishte në detyrë, është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë.
“Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit gjatë intervistimit e kanë mohuar se e kanë sulmuar viktimën”, deklaron policia.
“Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.
Aktualisht rojet e pyllit në Kosovë janë të pajisur edhe me armë, ndonëse u duhet që paraprakisht të marrin licencë për këtë.























