Sonte në ‘Lajmet e Fundit’ i ftuar ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi
RTKlive
Sonte në Magazinën ‘Lajmet e Fundit’ ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, do të flasë për problemet në shëndetësi dhe planin e tij për zhvillimin e këtij sektori me shumë probleme.
Çfarë ka bërë Rifat Latifi për 6 muaj si ministër i shëndetësisë?
Cili është vendimi i tij që pacienti kosovar e ka ndjerë?
Sa është borxhi që Fondi për trajtim jashtë vendit i ka spitaleve private brenda e jashtë Kosovës?
A ka manipulime me shifra, diagnoza dhe formave të tjera gjatë përfitimit për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore? Kush është përgjegjës për këtë gjendje të krijuar?
Si e parasheh ministri Latifi reformën në QKUK? A do të ketë menaxher të ri ky shërbim terciar dhe kur mund të ndodhë kjo? .
Ministri Rifat Latifi flet edhe për gjendjen e klinikave, mungesën e barnave, listat e gjata të pritjes në kardiologji, radiologji, kirurgji e të tjera.
Magazina informative "Lajmet e fundit" fillon në orën 22.30 në RTK.























