Sekretarja britanike njofton për takimin me kryeministrin Kurti
BKT
Foto: Liz Truss/Twiter
Lajme

Sekretarja britanike njofton për takimin me kryeministrin Kurti

Emine Hoti / RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Britaninë e Madhe është takuar të martën me sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss.

Ka qenë sekretarja Truss ajo që ka njoftuar për takimin me kryeministrin Kurtin përmes një postimi në Twiter.

Truss ka shpërndarë një fotografi me kryeministrin Kurti, teksa ka treguar se kanë biseduar për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe sfidimin e ndikimit keqdashës në Ballkanin Perëndimor.

“Kënaqësi që u takova me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ne diskutuam për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, veprimin galvanizues kundër pushimit të jashtëligjshëm rus në Ukrainë dhe sfidimin e ndikimit keqdashës në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Truss.

Para takimit me Trussin, kryeministri i vendit ka mbajtur ligjëratë në “Oxford Union”, ndërsa sot është pritur edhe nga ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey. 

Në takim u diskutua për marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e intensifikimit të mëtejmë të bashkëpunimit.

Gjithashtu është diskutuar edhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes e të sigurisë dhe kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e Kosovës për përkrahjen e institucioneve profesionale të mbrojtjes, sidomos të akademisë së mbrojtjes Sandhurst për shkollim të karrierës e specialistik.


MË SHUME NGA Lajme