FSK-ja realizon operacione me ushtritë e 37 vendeve partnere
BKT
Foto nga Facebook
Lajme

FSK-ja realizon operacione me ushtritë e 37 vendeve partnere

Naser Mekolli /RTKlive.com

Trupat e FSK janë duke realizuar operacione së bashku me ushtritë e 37 vendeve të tjera partnere dhe gjatë këtij ushtrimi ata janë të angazhuar në operacionet e sulmit nga ajri.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në një postim në Facebook, ka njoftuar se, FSK është pjesëmarrëse në UF "EFES 22" i cili realizohet nga data 18.05.2022 deri me 09.06.2022.

 “Trupat e FSK janë duke realizuar operacione së bashku me ushtritë e 37 vendeve të tjera partnere dhe gjatë këtij ushtrimi ata janë të angazhuar në operacionet e sulmit nga ajri. Pjesëmarrja e vazhdueshme në ushtrime përkrah shteteve të tjera do të thotë ushtri e përgatitur mirë, e gatshme për të përmbushur standardet e NATO-s, synimin tonë të kamotshëm”, ka shkruar Mehaj.

Ai shton se pjesëmarrja e vazhdueshme në ushtrime përkrah shteteve të tjera do të thotë ushtri e përgatitur mirë, e gatshme për të përmbushur standardet e NATO-s, synimin tonë të kahmotshëm.

Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes së Turqisë, Hulus Akar, ministri Mehaj dje ka njoftuar se, ka përcjell nga afër ekzekutimin përfundimtar të stërvitjes ushtarake EFES 2022 në të cilin morri pjesë edhe FSK.

“Pjesëmarrja në stërvitje të tilla është në linjë të bashkëpunimit në fushën ushtarake; trajnimi, përgatitja profesionale e pjesëtarëve të FSK-së, shëndetësia ushtarake, janë ndër pikat kyçe të bashkëpunimit me Republikën e Turqisë, dhe po ashtu ishin dhe temë e diskutimit me Ministrin Akar...”, ka bërë të ditur Mehaj.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe avion

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

 


MË SHUME NGA Lajme