Mediu: Marrëdhëniet e Tiranës me Prishtinën kanë nevojë për mirëkuptim
BKT
Lajme

Mediu: Marrëdhëniet e Tiranës me Prishtinën kanë nevojë për mirëkuptim

Denion Ndrenika /RTK

Deputeti opozitar republikan Fatmir Mediu kërkoi që Shqipëria të parandalojë ndikimin apo përfshirjen e interesave politike, ekonomike, të inteligjencës dhe ushtarake të Rusisë dhe Kinës.

Ish-ministër i Mbrojtjes Mediu, në seancën plenare tha se duhen vendosur vija të kuqe për çështje të interesit kombëtar.

Zoti Mediu tha se Serbia vazhdon politikën dhe duke përdorur formën e paduhur "Kosovë dhe Metohi" si pjesë të territorit të saj.

Ish-ministri Mediu kërkoi që marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën të mos cenohen dhe shtoi se “interesi ynë kombëtar, kërkon që të kemi qëndrime të përbashkëta”, raportoi korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.

Për kryetarin republikan “është urgjente sado problematike që ne duhet të diskutojmë me Prishtinën", sepse siç e çmoi "marrëdhëniet e Tiranës me Prishtinën sot janë shumë të rëndësishme dhe kanë nevojë për një mirëkuptim”.

Ish-ministri Mediu kërkoi njohjen e krimeve nga Serbia, që pyeti shpesh pse armatoset dhe kujtoi thënien e presidentit amerikan Bill Klinton në Kosovë pas luftës:

"Askush nuk u kërkon të harroni, por kërkon që ju të falni". Kjo ishte fjala e tij në Prishtinë pas luftës. Faljen nuk e ofron askush nga ne. Ne s'kemi  të drejtë por populli i Kosovës, ndërsa ndjesën dhe pendesën duhet ta bëjë Serbia. Duhet patjetër që Serbia të njohë krimet që ka bërë jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë ish-Jugosllavinë”.

Zoti Mediu shtoi se Shqipëria ka përgjegjësi më të madhe edhe duke qenë Presidente e Radhës së Këshillit të Sigurimit.

Ai tha se përpara samitit të NATO-s duhen diskutuar çështjet e rëndësishme të sigurisë ballkanike.


MË SHUME NGA Lajme