Bie sipari i festivalit të muzikës Chopin Piano Fest
Dafina Smajli/RTK
Ka përfunduar maratona e koncerteve të muzikës klasike në kuadër të edicionit të 12-të në Chopin Piano Fest Prishtina.
Në mbrëmjen e fundit të këtij festivali, në prag të festës së Çlirimit të Prishtinës,i pari i kryeqytetit Përparim Rama tha se ky festival tash e një muaj e ka kthyer Prishtinën në kryeqendër të kulturës, dhe një pjesë e vizionit tonë për kulturën është pikërisht në organizime të tilla.
Ai u zotua se shumë shpejtë do të krijohen hapësira për interpretimin e muzikës artistike, në bashkëpunim me Zyren e Bashkimit Evropian, Ministrinë e Kulturës.
"Do të bëjmë çmos që kjo të ndodh sa më shpejtë" - u shpreh Rama.
Nga juria profesionale u ndan edhe çmimet për konkursin kompozicional.Çmimi i parë ishte për Yll Daklani dhe Fjolla Gashi. Po ashtu u nda edhe çmimi special për pianisten Melisa Ibrahimi.
Mbrëmja u mbyll nën tingujt pianistit Martin Kasik dhe Kuartetit nga Çekia .