Edhe pak orë nga koncerti i lirisë organizuar nga RTK, hyrja falas
Kulturë

Edhe pak orë nga koncerti i lirisë organizuar nga RTK, hyrja falas

Shqipe Gashi/RTKLive

Pesëmbëdhjetë këngët ikonike të luftës të interpretuara nga artistët më të mëdhenj të kohës, do të vijnë live për publikun kosovar nën shoqërimin e orkestrës së RTK-së, të dirigjuar nga mjeshtri, Valton Beqiri shoqëruar nga kori artistik dhe kori i fëmijëve.

Koncerti do të mbahet në sallën e sportit në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, sonte më 11 qershor në orën 20:20 me rastin e shënimit të 23-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Meqenëse ky përvjetor i paqes sonë korrespondon me një luftë në zhvillim që po merr jetë njerëzish e po kërcënon sigurinë globale, koncerti do të jetë edhe dedikim i Kosovës për Paqe në Ukrainë.

Gala koncerti i RTK-së po jetësohet në partneritet me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunën e Prishtinës, që i dhanë mbështetje të fuqishme kësaj ideje.

RTK mirëpret të gjithë në sallën e sporteve të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, për t'i përjetuar këngët simbol të viteve të 90-ta dhe për të dërguar mesazhin e përbashkët për paqe në Ukrainë.

Hyrja është falas.

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa