Dita e çlirimit të Prishtinës, vazhdon me aktivitetin “Shtëpitë Shkolla”
Venera Xhoxhaj /RTK
(E plotësuar) Edhe paditën e sotme kanë vazhduar aktivitetet e shumta për nder të 11 qershorit, ditës së çlirimit të Prishtinës.
Ka nisur aktiviteti "Shtëpitë Shkolla" organizuar nga Komuna e Prishtinës për të shënuar ditën e çlirimit.
Para të pranishmëve po shfaqet një dokumentar që ka temën e njëjtë, ndërsa është hapur edhe një ekspozitë me dokumente të viteve 90 me titull “Rruga e arsimit shqip”, të autorit Shyqëri Obërtinca.
Me rastin e shënimit të 11 qershorit ditës së çlirimit të kryeqytetit, Komuna e Prishtinës ka organizuar një sërë aktivitetesh.
Në mbledhjen solemne, i pari i kryeqytetit, Përparim Rama, shpalli qytetar nderi gazetarin britanik, Vaughan Smith.
11 qershori i vitit 1999 shënon ditën e hyrjes në Prishtinë, të trupave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Llapit dhe forcave që kishin vepruar ilegalisht në kryeqytet edhe gjatë luftës.

Dita e çlirimit të Prishtinës, Rama bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve

Kryetari i Komunës së Prishtinës, pas mbledhjes solemne, ku u shënua 11 qershori dita e çlirimit të kryeqytetit, së bashku me përfaqësues të Komunës bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve si dhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, në Prishtinë.
I pari i kryeqytetit, Përparim Rama, përkujtojë të gjithë dëshmorët, si dhe ish-presidentin Ibrahim Rugova.
Me rastin e shënimit të 11 qershorit ditës së çlirimit të kryeqytetit, Komuna e Prishtinës ka organizuar një sërë aktivitetesh.
Në mbledhjen solemne, i pari i kryeqytetit, Përparim Rama, shpalli qytetar nderi gazetarin britanik, Vaughan Smith.
11 qershori i vitit 1999 shënon ditën e hyrjes në Prishtinë, të trupave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Llapit dhe forcave që kishin vepruar ilegalisht në kryeqytet edhe gjatë luftës.

Rama: 23 vite më parë qytetarëve ju kthye shpresa për ditë më të mira
Venera Xhoxhaj /RTK
Ka filluar seanca solemne në Komunën e Prishtinës për nder të ditës së çlirimit të Prishtinës.
I pari i kryeqytetit. Përparim Rama tha se sot 23 vite më parë qytetarëve ju kthye shpresa për ditë më të mira.
"Në kujtesën tonë kjo ditë mbetet ditë e shenjtë, sepse mijëra gra e burra sakrifikuan jetën për ëndërrtën tonë të përbashkët. Dhe falë tyre ne po e gëzojmë lirinë. Shumëçka ka ndryshuar por rruga e gjatë ende për të bërë më shumë", tha ai.
Ndërkaq të pranishmëve iu është drejtuar edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina. Derisa ka kujtuar rëndësinë e kësaj dite Kupina tha se ne kemi obligim të punojmë ndershëm për të mirën e qytetarëve.
"Ky është edhe kuptimi më i mirë që të nderojmë ata që u flijuan për këtë ditë", tha ai.
Ndërsa Fatmir Sopi, përfaqësues i shoqatave të dala nga lufta tha se dëshiron që në emër të vlerave të luftës të uroj të gjithë qytetarët për këtë ditë.
"23 vite më parë ëndrra shekullore u bë realitet", tha ai. Ai theksoi se meritorët e këtyre ditëve po mbahen në gjykatë e të tjerët nuk po trajtohen dinjitetshëm as nga shteti duke i detyruar të dalin e të protestojnë. Në këtë mbledhje solemne shpallet qytetar nderi gazetarin britanik, Vaughan Smith.



Sot shënohet 11 qershori dita e çlirimit të Prishtinës
RTK
E me rastin e shënimit të 11 qershorit ditës së çlirimit të kryeqytetit, Komuna e Prishtinës ka organizuar një sërë aktivitetesh për nder të kësaj dite historike.
Në fillim mbahet mbledhja solemne, dhe shpallja qytetar nderi i gazetarit të mirënjohur britanik Vaughan Smith, pastaj do të bëhen homazhe te varret e dëshmorëve, aktivitetet për, “Shtëpitë
Shkolla”, hapet ekspozita,” Shyqri Obërtinca”, dhe nga ora 20:20 mbahet koncerti Gala “Thirrje për Paqe”, në sallën e sporteve të “Pallatit të Rinisë”.























