U mbajt Gala Koncerti i Lirisë
Foto: RTKlive
Kulturë

U mbajt Gala Koncerti i Lirisë

Muharrem Miftari/RTKlive

U mbajt Gala Koncerti, në organizim të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), dhe me mbështetje të Komunës së Prishtinës, si dhe Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, që iu kushtua lirisë së Kosovës.

RTK i është kthyer traditës së organizimeve të Gala koncerteve, por që sonte është një natë e veçantë, sepse në këtë koncert u bë  thirrje për paqe.

Duke ditur që Ukraina është duke kaluar një periudhë shumë të vështirë, sikurse Kosova ishte 23 vjet më parë, për nder të ditës së çlirimit, ky koncert iu kushtua vendit që po lufton agresionin rus.

Sidoqoftë,  ky koncert para së gjithash, iu dedikua periudhave të vështira nëpër të cilat ka kaluar Kosova, por me një mesazh të veçantë, thirrje për paqe: Pa luftë!

Koncerti, ishte falas për publikun, dhe u mbajt në nderim të ditës së çlirimit dhe u transmetua drejtpërdrejtë në RTK1, dhe në faqen e Facebook-ut të RTK-së.

Në këtë koncert, kënduan këngëtarët që bën epokë në muzikën folklorike shqiptare si dhe të asaj argëtuese.

Me tekstet dhe mesazhet e këtyre këngëve, u mbajt lart morali i shqiptarëve gjatë okupimit serb.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa