Panairi i Librit: ShBK ndan çmime në disa kategroi
Kulturë

Panairi i Librit: ShBK ndan çmime në disa kategroi

Muharrem Miftari/RTKlive

Pas dy vjetësh pandemie në Prishtinë është rikthyer Panairi i Librit.

Në kuadër të kësaj ngjarjeje Shoqata e Botuesve të Kosovës ka ndarë çmime kryesore në disa katergori.

Kështu, Namik Dokle me romanin “Kolerë në kohë të dashurisë” fitoi çmimin për romanin më të mirë në kuadër të Panairi të Librit, i cili po mbahet në Prishtinë.

Ndërsa çmimin për poezi e fitoi Alketa Gashi Fazliu, me vëllimin poetik “Pikë”.

Ndërkaq çmimin për shkrimtarin më të mirë të Letërsisë Shqipe e fitoi  Shkumbin Gashi, kurse çmimin për shkrimtarin më të mirë të huaj e fitoi Klaud Arnaud. E çmimin për përkthyes të vitit 2022, në prozë, e fitoi Diana Çuli, kurse në poezi, Mirela Papuçiu.

Çmimi për Letërsi për Fëmijë, me tregime, iu nda Dritëro Hanit, kurse ai për Letërsi për Fëmijë,  roman, iu nda Fatmir Xhestilës e, çmimin për kritikë dhe eseistikë e mori Behar Gjoka, ndërsa atë për vepër kapitale, e mori Alda Bardhyli.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa