Vuajtjet e nënave në luftë, në rrëfimin e gruas ikonë të dëbimit (Video)
BKT
Foto: RTKLive
Lajme

Vuajtjet e nënave në luftë, në rrëfimin e gruas ikonë të dëbimit (Video)

Jeton Musliu / RTKlive

Dëbimin me dhunë të shqiptarëve nga forcat serbe, sikurse mijëra persona, i ka përjetuar edhe Sherife Luta nga Kaçaniku.

Gruaja e cila falë shkrepjes së një fotografie, gjatë dëbimit me dhunë nga ana e forcave serbe të popullatës civile, është shndërruar në ikonë të vuajtjeve nga lufta, drejt Maqedonisë, rrëfen momentet e asaj dite.

Në tregimin e saj për RTK-në, në kuadër të festimeve për Ditën e Çlirimit, Sherife Luta tregon se në fotografinë ku shihet me vajzën në duar, ishte nisur drejt Maqedonisë, si i dëbuar me dhunë.

“Vajza ishte 6 muajsh. Atë ditë ishte 8 marsi 1999,  kur dolëm nga shtëpia”, tregon ajo për RTK-në.

“Forcat serbe me dhunë na detyruan të largohemi nga shtëpitë. Kemi ecur 24 orë”, thotë ajo, duke qëndruar para muralit me figurën e saj.

“Ishte rrugë e ngushtë. Në ato moment nuk kam menduar asgjë, vetëm si ta shpëtoj vajzën në duar”.


MË SHUME NGA Lajme