Problemet me Manastir pamundësojnë investimet te burimi i Ujit të Gushavcit
BKT
Foto RTK
Lajme

Problemet me Manastir pamundësojnë investimet te burimi i Ujit të Gushavcit

Besjana Mulaj/ RTK

Burimi i ujit mineral natyral që ndryshe quhet edhe ?Uji i Gushavcit? vazhdon të vizitohet nga banorët e gjithë vendit. Ata besojnë që ky ujë ka veti të shumta shëruese, madje e përdorin edhe për pije. Zyrtarët nga Komuna e Deçanit thonë se kanë plan konkret për investim në këtë zonë, por pengesë e realizimit të projektit është Manastiri i Deçanit.

Pranë Manastirit të Deçanit buron uji mineral natyral për të cilin banorët nga të gjitha qytetet e Kosovës nuk ngurrojnë madje t’i kalojnë edhe këto pengesa në rrugë, vetëm që ta provojnë shijen e tij të njelmët dhe ta shijojnë bukurin e natyrës, ku gjithçka është natyrale.

Mujë Avdullahu jeton në Diasporë, por për aq ditë sa qëndron në Kosovë vizitat në ujin e Gushavcit janë të rregullta, madje ai tregon edhe për vetitë shëruese të ujit.

Vizitore e shpeshtë e këtij burimi është edhe Safete Gacaferi. Ajo thotë se pavarësisht asaj që këtu me vite të tëra nuk është shtuar qoftë edhe një ulëse, vizitorët janë të shumtë.

Mirsat Nimonaj, drejtor për Zhvillimin e projekteve të Turizmit në Komunën e Deçanit, thotë për RTK se vite më parë përpiluan planin për investime në infrastrukturë të kësaj zone, por pengesë për realizim është manastiri i Deçanit.

“E kemi rastin konkret kjo ura e vogël këtu, kjo ka qenë rruga më e shkurtër që i ka sjell të gjithë vizitorët për pak minuta, port ash kjo është bllokuar nga manastiri dhe vizitorët duhet të shkojnë në rrugën e cila është më e largët dhe ka qenë pengesë edhe për zhvillimin e projektit”, tha Mirsat Nimonaj drejtor për zhvillimin e projekteve të turizmit në Deçan.

Nimonaj thotë se nga analizat e ekspertëve të mjedisit “Uji i Gushavcit” i plotëson kushtet për qendër atraktive, shëruese dhe rehabilituese.


MË SHUME NGA Lajme