Anulohet gjykimi për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit
BKT
Foto: RTK
Lajme

Anulohet gjykimi për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit

RTK

Për shkak se mbrojtja dhe prokuroria kanë filluar negocimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarve, është anuluar seanca e së hënës në rastin ku Labinot Gruda dhe Kadri Shala akuzohen për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Arben Hoti njoftoi se palët do të negociojnë marrëveshjen për pranimin e fajësisë. Seanca e radhës pritet të caktohet pas arritjes së marrëveshjes mes mbrojtjes dhe prokurorisë.


MË SHUME NGA Lajme