Më 17 qershor, kryekuvendari Konjufca, viziton ish krerët e UÇK-së në Hagë
BKT
Foto: Glauk Konjufa/ Facebook
Lajme

Më 17 qershor, kryekuvendari Konjufca, viziton ish krerët e UÇK-së në Hagë

Jeton Musliu/ RTKlive

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do t’i vizitojë ish krerët e UÇK-së në Hagë, me 17 qershor.

Ashtu siç raportoi ditë më parë RTK, se Konjufca ka dërguar kërkesë për takim me Thaçin e të tjerët dhe ata i janë përgjigjur pozitivisht, tashmë është caktuar edhe data.

Një gjë të tillë e bëri publike, Ilir Kërçeli,  shef i kabinetit të kreut të Kuvendit.

Në një postim në Facebook, ai shkroi se së bashku me kryeparlamentarin Konjufca, do të udhëtojnë për në Hagë për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së.

“Bashkë me kryeparlamentarin Konjufca me datën 17 Qershor udhëtojmë për t’i vizituar ish krerët e UÇK-së në Hagë”, ka shkruar Kërçeli.

Ditë më parë, burime të RTK-së konfirmuan se një vizitë e tillë pritet të ndodhë.

RTK kishte pyetur direkt kryeparlamentarin Konjufca në lidhje me këtë çështje, derisa ai ndodhej në vizitë zyrtare në Austri.

Megjithatë, Konjufca nuk e kishte pohuar, por as mohuar një vizitë të tillë.

Ndërkohë, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, nuk e kanë pranuar në vizitë ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Shkuarja e Konjufcës shënon nivelin më të lartë të vizitave të deritanishme të zyrtarëve të institucioneve të Kosovës, që u bëjnë të paraburgosurve në Dhomat e Specializuara në Hagë.


MË SHUME NGA Lajme