Gjiganti turk insiston për Vedat Muriqin
BKT
Sport

Gjiganti turk insiston për Vedat Muriqin

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Gjiganti turk Galatasaray nuk e ka ndërmend të heq dorë nga sulmuesi kosovar Vedat Muriqi.

Ylli i ‘Dardanëve’ tashmë e ka mbyllur huazimin tek Mallorca nga Lazio.

‘Lacialët’ posedojnë kartonin e ish-sulmuesit të Fenerbahçës, por skuadra italiane duket së ka vendosur ta shesë kosovarin gjatë kësaj verë.

Sipas medieve turke, krerët e Galatasaray janë hedhur në sulm për 28 vjeçarin.

Ndërkohë, edhe ish-klubi i tij, Fenerbahçe po provon që ta rikthejë në skuadër Muriqin.

Lazio thuhet se kërkon 11 milionë euro për reprezentuesin e Kosovës.