Maqedoni e Veriut, braktisja e vendit fenomen i rëndë
BKT
Lajme

Maqedoni e Veriut, braktisja e vendit fenomen i rëndë

Besnik Hiseni/RTKlive

Mbi 20 vjet nga ky vend janë emigruar mbi 300 mijë qytetarë në kërkim të një jete më të mirë.

Qytetarë të shumtë nga Maqedonia e Veriut po ikin çdo ditë drejt vendeve të Evropës për një jetë më të mirë.

Zhgënjimi nga jeta e rëndë ndikon që edhe arsimtarë, mjekë, të këtij shteti të shkojnë drejt mërgimit.

Numri i atyre që largohen nga Maqedonia për në vendet evropiane besohet se janë me qindra brenda javës.

Emigrimi i qytetarëve nga vendi ka ndikuar në zvogëlimin e numrit të nxënësve nëpër klasa.

“Shpërngulja e nxënësvë bëhet në kontinuitet. Ne shohim brenda vitit të vijnë prindërit t’I marrin fëmijët e largohen nga vendi. Krejt kjo ndodhë për shkak të jetesës së rëndë në vend, papunësia, çmime të larta të artikujve ushqimorë, etj.”, deklaroi një nga mësuesit ,

Ndërkaq eksperti i ekonomisë, Drilon Hiseni, vlerëson se vendit i nevojite politika stimuluese të zhvillimit të bizneseve për të ndaluar largimin e të rinjve nga shteti.

“Stimulimi i bizneseve ‘Start upp’ që të rinjtë të rrinë të vazhdojnë të punojnë këtu”, tha  Drilon Hyseni.


MË SHUME NGA Lajme