OVL e UÇK-së thërrasin protestë me 16 qershor
BKT
Lajme

OVL e UÇK-së thërrasin protestë me 16 qershor

Fadil Sertolli / RTKlive

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, përmes një komunikate për media e ka quajtur Kuvendin e Kosovës si ‘Kuvendi i turpit të Kosovës’, e që sipas saj, deputetët e pushtetit (me ndonjë përjashtim) së bashku me pakicat, të rrethuar me forca policore, miratuan në lexim të parë projektligjin për ndryshimin e ligjeve, me anë të të cilit u përjashtuan veteranët e luftës së UÇK-së edhe nga paga minimale.

 

“Ata vepruan sot edhe kundërligjshëm e kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, pra kundër ligjit 05/L-141 i cili thotë në nenin 16 A pika 3.1. “Deri në kategorizimin përfundimtar të listës së  Veteranit Luftëtar të UÇK-së, skema pensionale zbatohet siç është paraparë me ligjin bazik”, pra ligji bazik është ai që i lidhë veteranët me pagën minimale”, thuhet në komunikatë.

Për shkak të këtij turpi të deputetëve të Kuvendit, Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, ftojnë protestë gjithëpopullore para institucioneve (Kuvend e Qeveri) me datën 16 qershor 2022 prej orës 09:30.

“Dalja sa më masive në protestë, nënkupton mbrojtje të institucionit më të lartë, luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kategorive të saj”, përfundon komunikata.


MË SHUME NGA Lajme