Haradinaj: Edhe Rrahman Morina sot do t’ia kishte lakmi Konjufcës e Kurtit
BKT
Foto: RTKlive/Arkiv
Lajme

Haradinaj: Edhe Rrahman Morina sot do t’ia kishte lakmi Konjufcës e Kurtit

Jeton Musliu / RTKlive

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, e kundërshtoi sot votimin në parim të Projektligjit për pagën minimale.

Pas votimit të këtij projektligji nga deputetët e LVV-së dhe atyre të pakicave, Haradinaj në hollin e Kuvendit paralajmëroi kundërshtim të tij.

Ai tha se sot është një ditë e çuditshme për Parlamentin e Kosovës.

“Sot është një ditë e çuditshme për Parlamentin e Kosovës. Jam i bindur që edhe Rrahman Morina sot do t’ia kishte lakmi Glauk Konjufcës dhe Albin Kurtit, sa larg kanë shkuar”, deklaroi Haradinaj.

“Sot pamë një fitore të fëmijëve të UDB-së, e përkrahur edhe me votat e Listës Serbe e cila përjashton veteranët e UÇK-së nga Ligji për Pagën Minimale”.

UDB-ja apo Drejtoria e Sigurimit të Shtetit të atëhershëm është përgjegjëse për shumë vrasje e maltretime të shqiptarëve kurse Rrahman Morina ishte pjesë e sistemit të atëhershëm serb, deri në vrasjen e tij më 1990 dhe nga Beogradi shihej si udhëheqës i Kosovës.

Kryetari i AAK-së u shpreh se do ta vazhdojnë të mos pajtohet me këtë projektligj, ndonëse nuk bëri të  ditura format e kundërshtimit.

Kundër votimit të këtij projektligji ishte edhe PDK-ja e vila gjithashtu ka bojkotuar në tërësi seancën.

 

 


MË SHUME NGA Lajme