Kosova, nikoqire e koncertit muzikor me artistë nga Evropa Qendrore
Foto: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit/ Facebook
Kulturë

Kosova, nikoqire e koncertit muzikor me artistë nga Evropa Qendrore

Kimete Kasumi/ RTKlive

Kosova për herë të parë ishte nikoqire e gala koncertit muzikor me artistë të rinj nga vendet e Evropës Qendrore në kuadër të Platformës Kulturore të Evropës Qendrore (PPCE).

Në koncertin që u mbajt në Pallatin e Rinisë në Prishtinë performuan mjeshtërisht vepra të ndryshme të muzikës klasike në piano, violinë, flaut dhe klarinetë, Avigea Louisa Delivicheva nga Austria, Adam Bydžovský dhe Veronika Lišková nga Çekia, Teo Gertler nga Sllovakia, Amira Abouzahara, Marian Abouzahara, Nora Emody nga Hungaria dhe Lisa Sahatqiu nga Kosova.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ambasadori i Hungarisë, József Bencze, ambasadori i Çekisë, Pavel Bilek, shefi i Zyrës së Sllovakisë, Rastislav Kostilnik, drejtorë të PCCE-së të shteteve anëtare, Martin Pammer, Rafal Wolks, Martina Pivonkova dhe Klára Nagy-Gery, muzikantë dhe artdashës.

Ministri Çeku e cilësoi këtë ngjarje shumë të rëndësishme për thellimin e komunikimit kulturor dhe bashkëpunimit bilateral kulturor mes vendeve të Evropës Qendrore me Republikën e Kosovës.

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa