13:41 / 15.06.2022
Frenkie de Jong mohon se ka ndonjë lajm nga United
Uran Krasniqi/RTKLive
Frenkie de Jong ndihet mirë nga interesimi i Manchester United për të, por thotë se ai gjendet te Barcelona, që e vlerëson si klubin më të madh në botë.
“Gjithmonë ndjehesh mirë kur skuadrat tregojnë interes për ty si lojtar”, tha ai në një konferencë shtypi pas fitores së Holandës në Ligën e Kombeve kundër Uellsit. “Por unë mendoj se për momentin jam në klubin më të madh në botë, ndihem mirë, kështu që nuk ka asnjë lajm”.
Holandezi është pjesë e klubit katalonas prej vitit 2019, ku ka realizuar nëntëdhjetë e tetë ndeshje dhe ka shënuar tetë gola.























