Perez thotë që presioni bëri që Mbappe të mos jetë në Madrid
BKT
Sport

Perez thotë që presioni bëri që Mbappe të mos jetë në Madrid

Uran Krasniqi/RTKLive

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka shprehur keqardhje për vendimin e Kylian Mbappe për të qëndruar me Paris Saint-Germain. 

Ai ka thënë se presioni i brendshëm çoi Mbappen në zgjedhjen e tij përfundimtare për të mos u bashkuar me Madridin, duke shtuar se megjithatë asnjë individ nuk do të jetë më i madh se klubi.

"Ëndrra e tij ishte të luante për Real Madridin. Unë e dua atë. Ai bëri një përpjekje, por presioni e bëri atë të ndryshojë", ka thënë Perez.