Sveçla: 72 informacione për mjete shpërthyese, fatmirësisht s`kishte asnjë
BKT
Foto nga Facebook
Lajme

Sveçla: 72 informacione për mjete shpërthyese, fatmirësisht s`kishte asnjë

Naser Mekolli /RTKlive.com

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se në Policinë e Kosovës sot janë dhënë informacione për mjete shpërthyese në 72 shkolla.

Ministri Sveçla në një postim në Facebook, njoftoi se në Policinë e Kosovës sot janë dhënë informacione për mjete shpërthyese në 72 shkolla në komunat Kamenicë, Lipjan, Zveçan, Graçanicë, Skenderaj, Prizren, Prishtinë, Klinë, Viti, Rahovec, Mitrovicë e Veriut, Ranilluk, Dragash, Artanë, Shtërpcë, Partesh, Fushë Kosovë, Vushtrri, Gjilan, Zubin Potok, Istog dhe informacioni i fundit në Aeroportin e Prishtinës "Adem Jashari".

“Njësitet relevante të Policisë së Kosovës kanë dalur menjëherë në lokacionet e lajmëruara duke bërë fillimisht rrethimin e zonave e pastaj kontrollin e detajuar të objekteve. Situata ka qenë shqetësuese sidomos kur bëhet fjalë për institucione arsimore të të gjitha moshave, por fatmirësisht, në asnjërin lokacion nuk ka pasur mjet shpërthyes. Tashmë kanë përfunduar kontrollet edhe në aeroport dhe nuk ka pasur asnjë mjet shpërthyes, puna ka vazhduar me intensitetin e njejtë”, ka shkruar Sveçla.

Ministri thotë se qytetarët nuk kanë asnjë arsye për panik.

“Ne mbesim të përkushtuar që me të gjitha kapacitetet tona, përmes të gjithë mekanizmave tanë të ofrojmë siguri për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, shkruan ai.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 2 personaMund të jetë një imazh i 1 person, tabelë dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 2 persona


MË SHUME NGA Lajme