Teatri Kombëtar i Kosovës i nënshtrohet renovimit të plotë
Foto: RTK
Kulturë

Teatri Kombëtar i Kosovës i nënshtrohet renovimit të plotë

Kimete Kasumi/ RTKlive

Ministria e Kulturës përmes një komunikate ka bërë të ditur se Teatri Kombëtar i Kosovës do t’i nënshtrohet një renovimi të plotë.

Sipas komunikates ky renovim do të bëhet pasi është vlerësuar se ka një degradim dhe rrezikshmëri për punonjësit dhe ata që e frekuentojnë teatrin.

“Si rrjedhojë, analiza e gjendjes e kryer nga ekspertë të MKRS dhe Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” konkludon shkallë të lartë të degradimit të ndërtesës e hapësirave brenda saj, madje, me nivel të theksuar të rrezikshmërisë për punonjësit apo njerëzit që e frekuentojnë këtë institucion të rëndësishëm të artit e kulturës”, thuhet në komunikatë.

Ky renovim do të bëhet në bashkëpunim me Fakultetin e Arkitekturës Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike dhe Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike për ofrimin e ekspertizës profesionale për QRTK në Prishtinë në procesin e hartimit të projektit të konservimit/restaurimit të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Ja komunikata e plotë e MKRS-së në rrjetin social "Facebook":
 
Teatri Kombëtar i Kosovës, i nënshtrohet renovimit të plotë
 
Për vite me radhë, ndërhyrjet renovuese në ndërtesën e Teatrit Kombëtar të Kosovës nuk e kanë zgjidhur në tërësi problemin me strukturën, instalimet dhe funksionalitetin e përgjithshëm të ndërtesës. Si rrjedhojë, analiza e gjendjes e kryer nga ekspertë të MKRS dhe Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" konkludon shkallë të lartë të degradimit të ndërtesës e hapësirave brenda saj, madje, me nivel të theksuar të rrezikshmërisë për punonjësit apo njerëzit që e frekuentojnë këtë institucion të rëndësishëm të artit e kulturës.
 
MKRS, duke vepruar në perputhje me përfundimet profesionale e shkencore të ekspertëve, është vënë në veprim për të inicuar e zhvilluar një proces tërësor të ndërhyrjeve renovuese që do t’i adresojë të gjitha nevojat e revitalizimit, të projektimit, ekzekutimit të ndërhyrjeve dhe funksionalizimit të plotë të ndërtesës së TKK, në të cilën po ashtu ushtron veprimtarinë e vet edhe Baleti Kombëtar i Kosovës.
 
Për këtë qëllim është nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Kulturës, Fakultetit të Ndërtimtarisë, Fakultetit të Arkitekturës, Fakultetit të Inxhinerise Elektrike dhe Kompjuterike dhe Fakultetit të Inxhinerisë Mekanike për ofrimin e ekspertizës profesionale për QRTK në Prishtinë në procesin e hartimit të projektit të konservimit/restaurimit të Teatrit Kombëtar të Kosovës.
 
Në përfundim të këtij procesi, MKRS është e bindur se kryeqyteti do të rifitojë një institucion teatror me hapësira funksionale, moderne dhe të përshtatshme për të zhvilluar veprimtarinë e dy nga institucionet kryesore të artit skenik, Teatri Kombëtar i Kosovës dhe Baleti Kombëtar të Kosovës.

Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa