Eurovision 2023 nuk do të mbahet në Kiev
BKT
Kulturë

Eurovision 2023 nuk do të mbahet në Kiev

Eurovision 2023 nuk do të mbahet në Kiev, për shkak të pushtimit rus, i cili ka nisur që në 24 shkurt.

Ukraina nuk do të presë Eurovizionin vitin e ardhshëm pavarësisht se fitoi konkursin e vitit 2022, është bërë e ditur. Zërat e fundit thonë se festivali ndoshta do të zhvendoset në Mbretërinë e Bashkuar.

Kishte shpresuar se Kievi do të ishte mikpritës i ngjarjes shumëngjyrëshe, veçanërisht si një shfaqje e solidaritetit evropian me popullin e Ukrainës.

Por Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) tha se bordi drejtues i konkursit kishte njoftuar me keqardhje të thellë se nuk ishte e realizueshme.

Sipas rregullave, organizatorët tani do të hyjnë në diskutime për të pritur ngjarjen në Mbretërinë e Bashkimit./abcnews/


MË SHUME NGA Kulturë