Radiodokumentar kolonel Sylejman Ajeti
Kulturë

Radiodokumentar kolonel Sylejman Ajeti

Afërdita Rushiti/Radio Kosova

Të gjithë fëmijët ëndërrojnë, pavarësisht se ku lindin e në çfarë rrethanash rriten. Të gjithë e kanë një vizion për të ardhmen që ndryshon nga e sotmja.

Në veçanti, çdo fëmijë ëndërron të fitojë vendin e tij në këtë botë - një vend ku mund të jetë vetvetja, pa u kufizuar nga mjedisi, kushtet e jetesës ose kufizimet e hapësirës ku jeton.

E zakonisht rrëfime suksesi janë ata fëmijë të cilët pavarësisht sfidave të mëdha, e gjasave të vogla, arrijnë shumë më shumë se moshatarët e tyre me të njëjtat kushte, e shpesh edhe se moshatarët me kushte e rrethana superiore ndaj tij.

Një rrëfim të tillë suksesi e përjetoi edhe kryepersonazhi I këtij radiodokumentari, Sylejman Ajeti, I cili nga një fëmijë i rritur në një fshat malor, nëpërmjet një ëndrre të paimagjinuar, por të ndërtuar nga rrethanat e tij jetësore, arriti të marrë gradën e kolonelit në armatën e ish-Jugosllavisë.

Si ishte te jesh shqiptarë në ushtrinë jugosllave? Sfidat, përjetimet ! Kontributi në UÇK. Burgosja, maltretimet, rrëfime të patreguara më herët.

Të gjitha të përmbledhura në radiodokumentarin për kolonel Sylejman Ajetin.

Dëgjim të këndshëm!


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa