Kreu i PDK-së bën homazhe në Prekaz, uron ditën e çlirimit të Skenderajt
B. Halimi / RTKlive
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe tek shtatorja e Komandantit legjendar Adem Jashari në Skënderaj, në Kompleksin Memorial në Prekaz dhe tek Memoriali i Dëshmorëve në Marinë, në 23 vjetorin e çlirimit të Skënderajt.
“Në 23 vjetorin e çlirimit të Skënderajt, vendit të lavdishëm të mijëra patriotëve të dëshmuar ndër dekada, sot, së bashku me udhëheqësit e kësaj komune dhe kolegët nga Partia Demokratike e Kosovës, bëmë homazhe e nderime tek shtatorja e Komandantit legjendar Adem Jashari në Skënderaj, në Kompleksin Memorial të Familjes Jashari në Prekaz, si dhe tek Memoriali i Dëshmorëve në Marinë.Lavdi të përjetshme dëshmorëve e martirëve të lirisë. Urime Ditën e Çlirimit, Skënderaj!”, ka shkruar Krasniqi në një postim në Facebook.























