Ekskluzive: Franca për RTKlive: Me 23 qershor, shtysë zhvillimeve në rajon
Foto: BE
Lajme

Ekskluzive: Franca për RTKlive: Me 23 qershor, shtysë zhvillimeve në rajon

Jeton Musliu/ RTKlive

Qeveria e Francës është e angazhuar ndaj Ballkanit perëndimor. Kështu thotë Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, në deklarim për RTKlive.

“Angazhimi ynë në rajonin e Ballkanit Perëndimor reflektohet në fusha të ndryshme”, deklaron Roman Boyer, zyrtar i lartë për media në këtë ministri.

“Për shembull në aspektin e zhvillimit, me forcimin e aktiviteteve të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, apo të sigurisë, me pjesëmarrjen tonë në operacionin EUFOR Althea”.  (v.j EUFOR Althea janë trupat paqëruajtëse të BE-së në Bosnje e Hercegovinë).

Megjithatë, edhe Franca pret që takimi i 23 qershorit, mes liderëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, t’i japë një shtysë zhvillimeve në rajon.

“Takimi i 23 qershorit që do të zhvillojnë liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, i ftuar nga presidenca e Këshillit të Bashkimit Evropian, do të jetë gjithashtu një mundësi për t'i dhënë një shtysë të re angazhimit tonë, në këtë rajon strategjik”, thotë Boyer për RTKlive.

Ditë më parë, RTKlive, duke u bazuar në burime diplomatike, raportoi se edhe Franca, sikurse SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania, pritet që në muajin korrik të emërojnë një emisar special për Ballkanin perëndimor.

I pyetur për këtë çështje, zyrtari nga Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, nuk e mohon dhe as nuk e pohon zyrtarisht një gjë të tillë.

“Në këtë fazë, Franca nuk ka një të dërguar special për Ballkanin Perëndimor”, tha ai, pa dhënë shpjegime të tjera.

 

 

 


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Lajme