Skandali diplomatik me hartën e Turqisë në Forumin e Prespës
Foto: Twitter
Lajme

Skandali diplomatik me hartën e Turqisë në Forumin e Prespës

Jeton Musliu / RTKlive

Forumi i Prespës në Maqedoninë e Veriut, mbajtur nga 16 deri me 18 qershor, mblodhi liderë të rajonit e Evropës. Ata diskutuan mbi të ardhmën e Evropës dhe Ballkanit perëndimor. Megjithatë, ky forum nuk kaloi pa skandal diplomatik.

Me 16 qershor, një nga të fuarit e nivelit të lartë që do të mbante fjalim ishte ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Por për kryediplomatin turk i cili sot po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, pas vizitave edhe në disa vende të Ballkanit perndimor, organizatorët kishin bërë një gabim, prandaj do të refuzonte të merrte pjesë, nëse ata nuk do ta përmirësonin, raporton RTKlive.

Fjala ishte për logon e forumit që këtë vit ishte dizajnuar në atë mënyrë, që të dukej e gjithë Evropa dhe Ballkani perëndimor, por ishte lënë jashtë saj Turqia.

Mediat turke të cilat tashmë Turqisë i referohen me emrin e ri, si Türkiye, raportuan se ministri turk, refuzoi të marrë pjesë, nëse organizatorët nuk do ta rregullonin këtë gabim.

Edhe mediat greke raportuan për këtë incident diplomatik. 

Madje duke iu referuar mediave maqedonase, ato deklaruan se ministri turk e lëshoi në tërësi forumin, për tu kthyer vetëm pasi u sigurua se edhe harta e shtetit të tij është në logon e ridizajnuar.

Pas paralajmërimit të kryediplomatit turk se do të braktiste forumin, organizatorët e përditësuan hartën dhe bënë korrigjimet e nevojshme.

Pas përditësimit, pjesëmarrësit mbajtën fjalimet e tyre përpara hartës së re, duke përfshirë ministrin e Punëve të Jashtme të Türkiye.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa