10:05 / 20.06.2022
Klinaku paralajmëron protestë gjatë seancës për pagën minimale
Valjeta Shala/ RTK
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka paralajmëruar sërish protestë në ditën e mbajtjes së seancës plenare.
U.d. i kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku, ka paralajmëruar protestë në ditën që do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për shqyrtim-lexim të dytë të ligjit për pagën minimale.
"Deri në lexim të dytë u japim kohë ta rishikojnë Projektligjin për Pagën Minimale. Nëse deri atëherë nuk ofrohet një zgjidhje, atëherë protesta do të ketë sërish në ditën e seancës për Ligjin e Pagave", ka thënë Klinaku në konferencën për medie që kanë mbajtur sot.
























