SHBA kërkon angazhim të shtuar të Kosovës e Serbisë në dialog
BKT
Lajme

SHBA kërkon angazhim të shtuar të Kosovës e Serbisë në dialog

Muharrem Miftari/RTKlive

Në Bruksel sot është dakorduar për udhërrëfyesin për marrëveshjen për energjinë mes Kosovës e Serbisë, marrëveshje të arritura në vitin 2013 dhe 2015.

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka përshëndetur arritjen e një dakordimi për udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energji mes Kosovës e Serbisë.

“Marrëveshja e sotme për udhërrëfyesin për energjinë është dëshmi se kur Kosova e Serbia angazhohen me kreativitet, fleksibilitet, atëherë qytetarët e dy shteteve përfitojnë”, shkruan në deklaratën e Ambasadës Amerikane.

SHBA-ja u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë që të vazhdojnë të ndërtojnë mbi këtë sukses.

SHBA-ja i bën thirrje dy shteteve të vazhdojnë të ndërtojnë nëpër këtë sukses me një angazhim urgjent dhe të hapur në dialogun e ndihmuar nga BE-ja”, është shkruar nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë në Twitter.


MË SHUME NGA Lajme