Ministri Peci vizitoi fermerët llapjanë që pësuan dëme nga stuhitë
Lajme

Ministri Peci vizitoi fermerët llapjanë që pësuan dëme nga stuhitë

Muharrem Miftari/RTKlive

Pas stuhisë e cila preku disa rajone të vendit tonë gjatë ditës së djeshme, e cila ishte e shoqëruar edhe me shira dhe breshër, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci i shoqëruar me Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, vizituan fshatrat Lupq i Poshtëm, Lupq i Epërm, Popovë dhe Majancë, për të parë nga afër dëmet e shkaktuara në fermat e bujqve të kësaj ane.

Me këtë rast, ministri Peci i njoftoi fermerët të cilët pësuan dëme në kulturat bujqësore për procedurat rreth kompensimit të dëmeve, si dhe mënyrën e përpilimit të raportit nga terreni.

“Të gjithë bujqit, të cilët kanë pësuar dëme në sektorin e bujqësisë nga fatkeqësitë natyrore, siç janë: erërat e forta, breshëri, vërshimet, përmbytjet dhe ngricat duhet të drejtohen në Drejtorinë Komunale për Bujqësi dhe të raportojnë për to, pasi secila komunë mbledh të dhëna dhe evidenton për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe ato raporte pastaj i sjellin në Ministrinë e Bujqësisë për procedim të mëtejmë”, sqaroi me këtë rast ministri Peci.

Njëkohësisht, ministri Faton Peci bëri apel për të gjitha komunat të cilat pësuan nga fatkeqësitë natyrore duke kërkuar nga ta që procesi i vlerësimit të dëmeve të jetë sa më objektiv dhe real, për të evituar kështu çdo vonesë të mundshme në procedim të pagesave nga MBPZhR-ja.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Lajme