Nesër fillon festivali i muzikës DAM Festival
Kulturë

Nesër fillon festivali i muzikës DAM Festival

Dafina Smajli/ RTK

Në Prishtinë të premten pritet të filloj festivali i muzikës DAM Festival, festivali i 17-të me radhë.

Me datën 24 qershor do të bëhet hapja zyrtare e festivalit në hollin e Biblotekës Kombëtare
Universitare, me inteterpretim nga kuinteti harkor Wiener Kammersymphonie nga Austria që
përbëhet nga: Liuba Kalmykova - violinë I, Estelle Weber - violinë II, Giorgia Veneziano - violë,
Sergio Mastro - violonçel, Damian Posse - kontrabas.

Ajo që e veçon festivalin këtë vit përpos prezantimit të muzikantëve të ndryshëm ndërkombëtar e
vendor është prezantimi i filmit dokumentar Okarina e Runikut me regji nga Genc Berisha, por
edhe promobimi i librit "Mes Kërshërisë dhe Dashurisë për muzikën" nga Rreze Kryeziu që
është një udhërrëfyes për ndërtimin dhe intepretimin e instrumenteve popullore frymore nga i
ndjeri Shaqir Hoti.

Janë gjithësejtë tetë koncerte që do të paraqiten para publikut në kuadër të këtij festivali.
DAM Festival zgjatë deri më 12 Korrik.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa