Lobim në Strasburg për anëtarësim në KiE
Foto: MPJD
Lajme

Lobim në Strasburg për anëtarësim në KiE

Jeton Musliu / RTKlive

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i shtruar një mëngjes pune, për ambasadorët e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës në Strasburg.

“Një mëngjes shumë produktiv”, deklaroi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në një postim në llogarinë e vet në Tëitter.

“ Pati shkëmbime të dobishme. Të qenit i hapur dhe i guximshëm është e para”, shkruan më tej në këtë postim.

 “Si një vend i vërtetë evropian dhe demokratik, Republika e Kosovës meriton të jetë anëtarja e radhës me të drejta të plota në KiE”.

Ajo iu tha atyre se Kosova e meriton të jetë shteti anëtar i radhës i Këshillit të Evropës.

Në Strasburg, Gërvalla ka takuar edhe presidentin e Asamblesë Parlamentare të KiE, Tiny Kox, me të cilin tha se pati një diskutim të mirë për aplikimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin Europian. 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa