Abbott mirëpret vendimin e ZRRE-së për licencimin e `Elektroseverit`
Foto: Qëndresa Duraku
Lajme

Abbott mirëpret vendimin e ZRRE-së për licencimin e `Elektroseverit`

Naser Mekolli /RTKlive

(E plotësuar) Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Nicholas Abbott ka përshëndetur vendimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energjinë i cili në sot mbledhjen e saj rregullt, ka miratuar kërkesën për licencimin e kompanisë “Elektrosever”,  që do të operojë në katër komunat në veri të Kosovës.

Abbott në një postim në rrjetet sociale tha se miratimi i Udhërrëfyesit për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë nga Kosova dhe Serbia është një hap i mirëpritur përpara dhe një shembull i mirë se çfarë mund të bëhet me angazhim fleksibël dhe konstruktiv.

“Me kënaqësi të madhe kur dëgjova se bordi i ZRRE-së tani ka lëshuar licencën për Elektrosever për të operuar në katër komunat veriore të Kosovës. Miratimi i Udhërrëfyesit për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë nga Kosova dhe Serbia ishte një hap i mirëpritur përpara dhe një shembull i mirë se çfarë mund të bëhet me angazhim fleksibël dhe konstruktiv. Pres me padurim vazhdimin e zbatimit të shpejtë dhe përparimin e mëtejshëm në Dialogun e lehtësuar nga BE”, ka shkruar ambasadori Abbott.

Bordi i ZRRE -së i ka dhënë sot licencën 5 vjeçare “Elektroseverit” për të operuar në katër komunat në veri të Kosovës, si: Zveçani, Zubin Potoku, Leposaviqi she Mitrovica e Veriut.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

ZRRE licencon “Elektroseverin” të operojë në veri

Qëndresa Duraku /RTK

Bordi i ZRRE-së në mbledhjen e rregullt të saj, ka miratuar kërkesën për licencimin e kompanisë “Elektrosever”,  që do të operojë në katër komunat në veri të Kosovës, ku nga janari i vitit të ardhshëm, banorët e kësaj pjese do të faturohen për shpenzimin e energjisë elektrike.

Bordi i ZRRE -së i ka dhënë licencën 5 vjecare të “Elektroseverit”. Kryetari i Bordit, Ymer Fejzullahu tha se banorët apo konsumatorët 4 komunave në veri të Kosovës, si: Zveçani, Zubin Potoku, Leposaviqi she Mitrovica e Veriut, kanë të drejtë të furnizohen me çmim të parregullt apo të tregut.

Fejzullahu shtoi se vetëm këto katër komuna në veri të vendit do të mund të furnizohen nga kjo kompani.

Udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjes për energjinë që u arrit në vitin 2013 dhe 2015, u nënshkrua ditë më parë nga kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, me ndërmjetësimin e Miroslav Lajcak, i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Licencimi i saj ishte paraparë edhe me një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë për energjinë, e cila është arritur në vitin 2013, por pajtimi për zbatimin e saj është bërë më 21 qershor.

Sot hapi i parë për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi për energjinë

Jeton Musliu / RTKlive

Vetëm disa ditë pas arritjes së marrëveshjes për udhërrëfyesin për zbatim të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për energjinë, sot pritet të ndërmerret hapi konkret në zbatimin e pikës së parë.

Kjo është shqyrtimi nga ana e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energjinë, të kërkesës për dhënien e licencës, kompanisë që do të operojë në katër komunat në veri të Kosovës.

Kështu, në orën 13:00, pritet që Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), të shqyrtojë kërkesën për dhënie të licencës për furnizim me energji elektrike për “Drustvo Elektrosever”.

Udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjes për energjinë që u arrit në vitin 2013 dhe 2015, u nënshkrua ditë më parë nga kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, me ndërmjetësimin e Miroslav Lajcak, i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Lajme