Dështon mbledhja e Komisionit hetimor për energjinë
Naser Mekolli /RTKlive.com
Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.
Për sot ishte paraparë të votohet lista e dëshmitareve që do të ftohen për intervistim. Komisioni pritet të mblidhet më 28 të këtij muaji.
Mbledhja e Komisionit hetimor parlamentar për dyshimet rreth keqpërdorimit të energjisë elektrike nga viti 2006-2022, e mbajtur më 10 qershor, ishte përcjell me një përplasje në mes pozitës e opozitës dhe kjo ka bërë që të dështojë miratimi i listës së dëshmitareve, që do të ftoheshin për intervistim.
Ky Komision Hetimor është kërkuar që të krijohet nga LVV, pas kërkesës së opozitës që ka kërkuar Komision Hetimor për periudhën e fundit, të krizës energjetike në vend.
Tani, Kuvendi i Kosovës ka votuar dy Komisione Hetimore, një të pozitës e tjetrin të opozitës të cilat praktikisht do ta kryejnë të njëjtën punë, vetëm se përfshijnë periudha të ndryshme kohore.























