Trajneri i ri i Ajax nuk do që Timber dhe Antony të shkojnë te United
BKT
Sport

Trajneri i ri i Ajax nuk do që Timber dhe Antony të shkojnë te United

Uran Krasniqi/RTKLive

Dy lojtarët e Ajax, Jurrien Timber dhe Antony, janë raportuar si objektiva transferimi nga Manchester United pas emërimit si trajner të ish-trajnerit të Ajax, Erik ten Hag. Por trajneri i ri i Ajax, Alfred Schreuder po dëshiron që t`i mbajë ata. 

I pyetur nga ESPN nëse Timber do të mbetet në klub, Schreuder ka thënë: "Shpresoj që po". 

Ai kishte një vlerësim të ngjashëm edhe në lidhje me Antony. 

“Është e qartë se ne duam ta mbajmë atë djalë. Mendoj se ai ka ende kontratë deri në vitin 2025. Unë me të vërtetë dua të punoj me të; ai e di këtë, dhe klubi gjithashtu e di këtë”, ka shtuar Schreuder.