VIDEO-Dita e parë pa kontrolle në kufirin Kosovë-Shqipëri
BKT
Foto/ Mimoza Zajmi/ RTK
Lajme

VIDEO-Dita e parë pa kontrolle në kufirin Kosovë-Shqipëri

A.Bela / RTKlive

Një nga vendimet e miratuara në mbledhjen e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë është edhe largimi i kontrollit kufitar mes dyja vendeve gjatë vikendeve për muajt e verës.

Kjo  fundjavë shënon fundjavën e parë të aplikimit të këtij vendimi.

Video/ Mimoza Zajmi/ RTK

Ndryshe ditë më parë në Prishtinë u mbajt mbledhja e tetë e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.

Kjo mbledhje e tetë e dy qeverive vjen vetëm gjashtë muaj mbas mbledhjes së kaluar, në të cilën u nënshkruan 13 marrëveshje ndërqeveritare dhe 8 marrëveshje ndërmjet institucioneve.

Në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, u nënshkruan marrëveshjeve ndërqeveritare, të cilat kanë të bëjnë edhe me pikat kufitare si protokole.

U nënshkrua Protokoll ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Kosovës për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar dhe pagesën e shpenzimeve gjatë punëve të kryera në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Morinë/Kukës (Vërmicë/Prizren) dhe protokoll ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës për regjimin e trafikut lokal të kufirit në zonat kufitare ndërmjet kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

 

 

 


MË SHUME NGA Lajme