17:26 / 26.06.2022
Elhami Shabani mposhtet në debutim në Lojërat Mesdhetare
Uran Krasniqi/RTKLive
Elhami Shabani ka debutuar me humbje në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Karateisti kosovar u mund në raundin e parë nga kampioni olimpik Tokio 2020, italiani Luigi Busa, kategoria -75 kg.
Sipas Komitetit Olimpik të Kosovës, medalisti i bronztë i Evropës mund të garojë në repesazh, nëse Busa kualifikohet në finale.























