Miroslav Lajçak sot në Kosovë
Rtklive
Lajme

Miroslav Lajçak sot në Kosovë

Jeton Musliu / RTKlive

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, sot vjen në Kosovë.

Ai pritet të qëndrojë në kryeqytetin kosovar, deri më 29 qershor.

Sipas Zyrës së BE-së në Kosovë, gjatë vizitës së tij, diplomati sllovak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, liderë të opozitës dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai planifikon të vizitojë edhe Prizrenin dhe veriun e Kosovës.

Kjo është vizita e parë e Lajçak pas nënshkrimit të marrëveshjes për zbatimin e udhërrëfyesit për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë.

 


MË SHUME NGA Lajme